Kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë Marko Bislimoski edhe sot foli për çmimet e reja të energjisë elektrike. Ai tha se nga rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk dëmtohen amvisëritë e vogla. E drejtori i Elektranave të Maqedonise Vasko Kovacevski mohoi pohimet e opozitës se qymyrë ka vetëm edhe për dy ditë.

“E vërteta është një se çmimi i energjisë elektrike për 98,8 % nga amvisëritë u rrit për 7.4% dhe unë pres se opozita nuk do të bëjë çdo herë presion në Komisionin Rregullator për Energjetikë”, tha Marko Bislimovski-kryetarë i Komisionit Rregullator.

“Ekspertët e opozitës thonë se ka qymyr vetëm ka edhe për 2 ditë, se do të ketë restrikcione të energjisë elektrike, se do të ketë probleme në funksionimin e elektranave, se energjia elektrike do të rritet në 30-50%, megjithatë ato ishin vetëm spekulime në opinion. Unë jam shumë i bindur. Ju them se ESM është shtylla e sistemit të energjisë në shtet dhe prodhojmë mjaftueshëm energji elektrike na bazë të nevojave”, theksoi Vasko Kovaçesvski-menaxher i Elektranave të Maqedonisë.