Kjo mund të jetë arsyeja pse fluturakja u rrëzua në Zagreb

Piloti ushtarak në pension, Ivan Selak komentoi rrëzimin e dronit sovjetik në Zagreb.


Ai pretendoi se, me sa duket, ishte një avion i prodhimit rus, Tupolev-141 Striži ose Vitez, i prodhuar në vitet 1980.

Ai theksoi se nuk ishte një avion luftarak në kuptimin që mbante armë, por një avion zbulues dhe spiun.

Ai theksoi se fluturakja u rrëzua sepse i kishte mbaruar karburanti.

“Në fakt, mund të kenë mbetur disa litra karburant, të cilat motori nuk mund t’i thithë nga rezervuari dhe fakti që i ka mbaruar karburanti, shihet nga fakti se nuk ka pasur më zjarr gjatë rënies. Po të kishte më shumë karburant, garanti do digjej ende në tokë”, tha piloti kroat.

Ndryshe, autoritetet kroate thane se droni në fjalë nuk kishte cak sulmi Kroacinë.

Sipas tyre, ai fluturoi me një shpejtësi prej 700 kilometrash në orë dhe kishte kaluar edhe përmes Hungarisë.