Të premten Fatmir Limani bashkohet me Lëvizjen Besa

Shkup, 26 janar – Struktura politike e Fatmir Limanit, të premten pasdite zyrtarisht do të bashkohet me Lëvijen Besa. Burme partake thonë se bëhet fjalë për “ngjarje të madhe politike”, sepsep ërveç se në Kërçovë, u në zgjedhjet e fundit ishte kandidat i pavarur, ai ka struktura që e përkrahin edhe në Shkup, Haraçinë, Manastir, Strugë dhe në komun tjera, ku pozita të forta ka pasur BDI, transmeton Zhurnal.


 

Për portalin mkd.mk Limani ka deklaruar se brëmë ka qenë në Manastir , ku ka organizuar një degë të fortë “fuzionuese”. Ai pret zgjedhje të parakohshme parlamentare në nëntor, kurse vetë ai do ta “përpunojë” njësinë e pestë zgjedhore.

Struktura e parë partiake që do të formohet pas kyçjess ë Limanit te Lëvizja Besa, do të jetë formimi i degës së kësaj partie në Manastir, kanë njoftuar burime partiake.