Kryetari i AKR’së Behgjet Pacolli është njëri nga politikanët më aktiv në rrjetet sociale! Pothuasje, çdo ditë publikon fotografi dhe reagime në Facebook.



Si duket njëra nga fotografitë e parapëlqyera të Pacollit është ajo kur ishte student, dhe ‘nuk kishte asgjë’, të cilën e publikon herë pas here dhe motivon ndjekësit e tij që nuk duhet hequr dorë nga qëllimet e tyre, pasi Pacolli nuk e bëri dhe sot është ai që është falë mos-dorëzimit.

 

“Kur të tjerët mendonin se nuk do të arrija diçka në jetë, punoja edhe më shumë për t’i treguar se e kishin gabim. Mos lejoni askënd të ndalojë qëllimet tuaja!, ka shkruar Pacolli krahas fotos së famshme që e ripublikon kohë pas kohe./gazetametro.net