Britania njoftoi sot se do të dëbojë atasheun rus të mbrojtjes, do të revokojë statusin diplomatik për disa prona dhe do të kufizojë vizat diplomatike për përfaqësuesit e Federatës Ruse.


“Ne do të dëbojmë atasheun rus të mbrojtjes, i cili është një oficer i padeklaruar i inteligjencës ushtarake.

Dhe do të vendosim kufizime të reja për vizat diplomatike ruse, duke përfshirë kohën që diplomatët rusë mund të kalojnë në Britani”, tha Sekretari i Brendshëm James Cleverley.

Ai shtoi se vendimi pasoi një seri “aktivitetesh malinje” nga Rusia në të gjithë Britaninë dhe Europën.