Në një ditë të rëndësishme për demokracinë në vend, zëvendëskryeministri Artan Grubi ka shprehur optimizmin e tij për një proces zgjedhor të qetë dhe europian. Duke votuar së bashku me familjen e tij, Grubi ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në këto zgjedhje parlamentare, të cilat i ka përshkruar si një referendum për të ardhmen euro-amerikane të vendit.


“Ditë e bukur sot, ditë demokracie! Qytetarët po shprehin lirshëm vullnetin e tyre, pa asnjë presion, në mënyrën më të qerë të mundur, urojnqë të fitojë perspektiva europiane e këtij vendi, për të mirën e shtetit dhe të rajonit, si dhe të gjithithë qytetarëve, kështu që i ftoj të gjithë masovikisht të dalin dhe të votojnë sot, dhe të japin kontributin e tyre për një të ardhme europiane për të gjithë qytetarët e vendit tonë”, tha Grubi.

Grubi ka shpjeguar se ai personalisht ka zgjedhur të mos votojë në zgjedhjet presidenciale për shkak të kandidatëve që janë kundër vlerave dhe objektivave të vendit. Ai ka shprehur shqetësimin se një president i tillë mund të dëmtojë legjitimitetin demokratik dhe të ardhmen europiane të Maqedonisë. Grubi ka përdorur të drejtën e tij për të votuar vetëm në zgjedhjet parlamentare, duke e cilësuar këtë si një shprehje të vullnetit të lirë dhe të rëndësisë së përcaktimit të rrugës europiane të vendit.

“Nuk votovova për presidenciale për arsye se nuk dua të legjitimoj një presidenete e cila është kundër UÇK-së, kundër fqinjësisë së mirë me Kosovës, kundër Maqrrëveshjes së Ohrit, kundër integrimit të vendint në BE, dhe kundër miqësisë me HSBA-të. Nuk dua që presidenti i ardhshëm ta ketë legjitimitetin e votës demokratike këtu në Maqedoni, duke mundësuar zgejdhjen e një presidenti të tillë. Prandaj kam shfrytëzuar të drejtën time për të votuar për zgjedhjet parlamentare dhe jo për ata presidencialet. Kj është shprehje e vullnetit të lirë, është shumë me rëndësi që të përcaktohet e ardhmje europiae e këtij vendi”, tha Grubi.