Janë kapur dy hajdutë në Shkup, gjërat që kishin vjedhur i janë kthyer pronarit

Nëpunës të policisë nga Departamenti për Punë Kriminalistike, Gazi Babë dje e arrestuan Xh.D. (20) dhe E.D. (22), të dy nga Shkupi, me çka është zbardhur vepra penale “vjedhje”, e realizuar më 28.12.2021 në orën 1:20 minuta në një kazino në rajonin e Gazi Babës.


Gjatë kësaj, siç informojnë nga MPB, ishte konfirmuar se veprën penale e ka bërë Xh.D., përderisa E.D. i kishte ndihmuar.

Gjërat e vjedhura janë gjetur te hajdutët dhe i janë kthyer pronarit. Në koordinim me Prokurorin Publik pas dokumentimit komplet të rastit kundër dy personave do të ngriten parashtresa adekuate.