Kreshnik Bekteshi nga Bashkimi Demokratik për Integrim sonte ka qenë i ftuar në emisionin Top Tema në Tv Telma ku u diskutua për raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale dhe zgjedhjet parlamentare të 8 majit.


Bekteshi gjatë debatit tha se qytetarët binden me programe konkrete dhe jo siç bën opozita kampanjë se do të jenë pjesë e qeverisë për të marrë mbështetjen e qytetarëve.

“Opozita filloi kampanjën se do të jenë pjesë e qeverisë për të marrë mbështetjen, por qytetarët binden me program konkret, me vizion të qartë se ku dëshirojmë ta orientojmë shtetin, me rritjen e standardit të qytetarëve dhe jo më lojëra të tilla siç bën opozita sepse është lojë fëmijësh”, tha Bekteshi në Top Tema.