“Ali Ahmeti është lojtari më fer në politik në shtetin tonë”, kështu deklaroi Kreshnik Bekteshi në emisionin Top Tema në Tv Telma ku po diskutoheshte për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Mes tjerash Bekteshi tha se FRONTI Europian është formuar për të mirën e vendit që të kemi një FRONT serioz dhe se nuk është krijuar vetëm për zgjedhjet e 8 majit, duke shtuar se ky FRONT do të vazhdojë edhe në të ardhmen.


“z.Ahmeti bëri thirrje për të formuar Frontin Europian për të mirën e vendit, dhe këtë e ka treguar edhe më herët, por gjeneralisht BDI është bartës i Frontit Europian. Fronti Europian nuk është krijuar vetëm për tash më 8 maj, por do ta vazhdojmë që të kemi një Front serioz në shtetin tonë për të mirën e vendit”, deklaroi Kreshnik Bekteshi nga BDI në Top Tema në TV Telma.