Izraeli planifikon evakuimin e hebrenjve nga Ukraina në rast se vjen deri te shpërthimi i konfliktit të armatosur

Zyrtarët më të lartë në Izrael po përgatiten për skenarin ku mijëra hebrenj do të evakuoheshin nga Ukraina, në rast të pushtimit rus, ka shkruar e përditshmja izraelite Haaretz.


Në raportin e publikuar të dielën, Haaretz pretendon se zyrtarë të disa departamenteve shtetërore janë takuar gjatë vikendit të kaluar për të diskutuar për rrezikun, që komuniteti hebrenj në Evropën Lindore të “kapej” në konfliktin potencial të armatosur, transmeton Telegrafi.

Në takim janë përfshirë zyrtarë të Këshillit të Sigurisë Nacionale, ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme, sikurse edhe ata që janë përgjegjës për sigurinë e hebrenjve që jetojnë në Ukrainë.

Izraeli prej kohësh planifikon evakuimin masiv të qytetarëve të saj në rast se është nevoja, të paktën kështu pretendojnë autorët e një raporti – por situatat e evakuimit janë azhurnuar në Ukrainë nga frika se janë në prag të një ofensive.

Analistët vlerësojnë që në Ukrainë mund të jetojnë deri në 400 mijë hebrenj, e konsiderohet se rreth 200 mijë prej tyre kanë të drejtë në shtetësinë izraelite.