Koordinatori i grupit parlamentar të Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot ka qenë i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat M. Ademi ka thënë se vetë vota për këtë Qeveri aktuale është votë pro-europiane.


“Kjo Qeveri ka shumë punë për të bërë. Ne kemi Korridorin 8 ë cila do të filloj të ndërtohet së shpejti dhe shqiptarët do të kenë edhe më shumë benefite. Kemi punë edhe në ndërtimin ë shkollave të reja si ato që u ndërtuan gjatë këtyre viteve ë cila njëra ndër to është edhe shkolla në Reçicë. Kemi punë për të bërë edhe në çerdhet si ajo në Çair etj.”

Gjithashtu Ademi ceku se “Vota për këtë Qeveri ishte votë pro-europiane dhe vendi nuk duheshte të ngecte edhe më tej pa ndonjë zgjidhe dhe shkuarje në zgjedhje. Qytetarët votuan për fituesit. Bashkimi Demokratik për Integrim më së miri ë kryen punën me besimin që ë merr nga qytetarët.”