Ministria e Punëve të Brendshme, në mëngjes në periudhë prej orës 07:00 deri ora 10:00 ka zbatuar aksion të përforcuar për sanksionimin e automjeteve, të cilat në mënyrë jo të rregullt kanë tejkaluar në territorin e shtetit, me ç’rast janë sanksionuar 78 shoferë.


“Në territorin e SPB Tetovë, janë sanksionuar 18 shoferë, 16 në territorin e SPB Ohër dhe 14 shoferë në territorin e SPB Shkup”, informoi MPB.

Nga Ministria shtojnë se kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme dhe apelojnë deri te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që t’i respektojnë rregullat e komunikacionit.