Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska, theksoi se ARM jo vetëm që është e rëndësishme për NATO-n por është e rëndësishme edhe për anëtarësimin në BE që është edhe prioriteti strategjik i vendit.


“Qeveria konfirmoi se Maqedonia e Veriut do t’i bashkohet grupit luftarak shumëkombësh të BE-së me seli në Greqi, HELBROC, e cili është pjesë e politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes së Unionit dhe në të cilin do të kontribuojmë me një udhëheqje të lehtë të këmbësorisë. Me këtë ne tregojmë se ambiciet tona nuk përfunduan me anëtarësimin në NATO, por ato janë rritur dhe ne do të jemi një argument plus për anëtarësimin tonë në BE. Na u hapën dyert me një potencial të madh përmirësimi në shërbim, i cili jam e bindur se do të përdoret nga të gjithë pjesëtarët e Ushtrisë. Do të keni mundësinë të merrni pjesë në shumë trajnime të NATO-s, të jeni pjesë e misioneve të ndryshme të NATO-s dhe të tregoni të njëjtat aftësi dhe të njëjtat njohuri si një ushtri aleate.”,- deklaroi ministrja e mbrojtjes, Radmilla Shekerinska.

Shekerinska sot mori pjesë në ceremoninë e pranimit të 100 ushtarëve të rinj profesionistë, që u mbajt në kazermën “Aleksa Demnievski – Bauman” në Veles. Në konkurs kanë aplikuar 895 kandidatë. Ministrja Shekerinska theksoi se ata janë njëqind ushtarët e parë që hyjnë në ushtri pas integrimit të plotë ushtarak në NATO.