Varianti i ri Omicron ka filluar të përhapet në shumë vende dhe ka vënë në alarm autoritetet shëndetësore. Qeveritë kudo në botë janë të shqetësuara, për rritjen e numrit të infektuarve dhe për këtë arsye po aplikojnë masa drastike. Nga e hëna në Itali qytetarët që paraqesin një test, që tregon që nuk janë të infektuar nuk do t’iu lejohet hyrja në bare,restorante dhe ambiente të tjera argëtimi.


Personat e vetëm që do t’iu lejohet hyrja, janë të vaksinuarit dhe ata që do provojnë që e kanë kaluar sëmundjen. Për mjetet e transportit dhe ambientet e punës autoritetet ka lënë në fuqi rregullat e mëparshme, ku do lejohet hyrja me certifikatë vaksinimi, test negativ dhe dokument që e provon që e kanë kaluar sëmundjen.

Qeveria italiane e ka ndërmarrë këtë masë për të rritur numrin e vaksinimeve. Ky rregull do qëndrojë në fuqi deri në 15 janar.