Pothuajse katër vite Spitali i Kumanovës, që u shërben 200 mijë banorëve, është pa mamograf. Aparati i vjetër është prishur në vitin 2017 dhe pacientët që duan të kontrollohen drejtohen në qytete tjera.


Përgjegjësit e spitalit disa herë ka kërkuar aparat të ri, por dhe përskaj premtimeve nga Ministria e Shëndetësisë, spitali kurrë nuk e mori atë aparat. Përparësi i është dhënë furnizimit me pajisje tjera për spitalin.

“Aparati i vjetër që posedonim ishte donacion, edhe ai nuk ishte i ri, ishte shumë i amortizuar dhe nuk ishte i sigurt as për pacientët dhe as për të punësuarit. Pati filluar edhe ndërtimi i qendrës kirurgjike e cila për shkak të detyrimeve financiare të papaguara stagnoi me përfundimin e ndërtimit, i cili duhej patjetër të realizohej dhe u realizua.”,- tha drejtoresha e spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva.

Nga ky spital thonë se 200 deri në 300 raste në vit që dyshohen për karcinom, dërgohen për analiza. Mosha e të prekurave me karcinom të gjirit është nga 19 deri më 80 vjet.

“Në vitin 2019 kemi pasur 219 gra me karcinom të gjirit dhe gjashtë burra. Kemi raste edhe në komunat përreth, por numri më i madh i rasteve të diagnostifikuar me karcinom të gjirit janë nga Kumanova.”,- theksoi drejtoresha e spitalit të Kumanovës, Snezhana Zaharieva.

Mjekët thonë se është e patjetërsueshme prevenca, e pastaj edhe zbulimi i hershëm dhe trajtimi në kohë i sëmundjeve malinje.