Barcelona është eliminuar nga Liga e Kampionëve.


“Blaugranët” u mposhtën sonte me rezultat 3 me 0 nga Bayerni.

Ata tashmë do të vazhdojnë misionin e tyre në Europa League. Benfica ka kaluar tutje nga vendi i dytë, sepse vendi i parë nuk ishte asnjëherë në diskutim, atje ku Bayern Munich ka bilanc maksimal.

Ishte një tronditje e madhe për të gjithë tifozët e Barcelonës, por presidenti i kësaj skaudre, Joan Laporta ka kërkuar që të gjithë të jenë të bashkuar në këtë moment.

“Unë u bëj thirrje të gjithë katalanasve: tani më shumë se kurrë, ne duhet të vrapojmë në të njëjtin drejtim. Ne do të punojmë për të ndryshuar situatën sportive dhe financiare”, tha ai.