Bytyqi-Spajiq: Tërheqje e investimeve të reja dhe nxitje e pagave më të larta

Tërheqja e investimeve të reja, përmirësimi i standardit jetësor përmes rritjes së pagave dhe mbështetja për kompanitë në kushte të korona krizës, ishin tema kryesore në takimin e sotëm ndërmjet zëvendëskryeministrit për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi dhe ministrit malazez për Financa dhe Mirëqenie Sociale, Milojko Spajiq.Në takimin e realizuar në suaza të vizitës zyrtare të Bytyqit në Mal të Zi, bashkëbiseduesit u pajtuan se Ballkani Perëndimor ka shansë të madhe në periudhën Post-kovid të njihet si rajon atraktiv për investime të reja të kompanive nga rajoni, por edhe të koorporatave të mëdha ndërkombëtare për shkak të afërsisë në vendet e BE-së dhe për shkak të proceseve rrjedhëse, me të cilat do të ngritet konkurenca.​Bashkëbiseduesit u pajtuan se rritja e pagës minimale ndikon në ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve dhe në rritjen e të gjitha pagave në ekonomi.Zëvendëskryeministri Bytyqi theksoi se në katër vitet e fundit Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në dialog gjithëpërfshirës me sindikatat dhe odat ekonomike arriti të rrisë pagën minimale për rreth 56%, dhe gjithëpërfshirja dhe transparenca është proces që aplikohet në miratimin e të gjitha strategjive, politikave, programeve dhe masave, me qëllim të efikasitetit dhe efektivitetit të tyre.


Ministri Spajiq e njoftoi zëvendëskryeministrin Bytyqi për programin “Evropa tani” dhe të gjitha përfitimet që do të kenë qytetarët nga realizimi i këtij programi.

Në takim u konstatuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe u shpreh vendosmëria e padyshimtë për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të gjitha nivelet.