Armina Mevlani mbështet Berishën: Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu

Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka marrë edhe mbështetjen e partneres së djalit të tij Shkëlzen Berisha, Armina Mevlani.


Blogerja e njohur ka në rrjetin social instagram pamje nga Kuvendi Kombëtar i PD në stadiumin Air Albania.

Krahas fotos Mevlani ka bashkangjitur edhe një përshkrim. “Stadiumi sot ka marrë ngjyrën blu”, shkruan Armina Mevlani.