Mësuesi shëmbullor i nxënësve shqiptarë në Zarë, Vesel Lekaj

Skënder MULLIQI
Edhe pse jashtë atdheut atdhetarëve nuk u hiqet malli dhe kujtimi për dheun ku ka lind , nuk hiqet kujtimi për prindërit, miqet, shokët, kujtimi për dheun , kujtimi i atyre maleve dhe fushave , kujtimi për vendlindjen , kujtimi për kombin dhe shtetin.Edhe pse ka disa vite qe u largua nga Kosova ,nga Deqani dhe vendlindja e tij Lumbardhi, profesori, Vesel Lekaj kurrë se la malli për Kosovën.Njeriu vlerën e shtetit dhe të kombit e kupton më së miri në dhe të huaj. Lekaj qysh në rini ishte ngjizur më ide patriotike .Ai për ti shprehur idet e tija prej veprimtari te dalluar , u inkuadrua ne radhët e LDK-së, të Dr.Ibrahim Rugovës .Ishte per disa vite anëtar i kryesisë të LDK-së në Deqan. Kuntributi i tij në shtet ndërtim dhe mirëqenje pa dyshim së ishte për qdo lavdatë.Veseli ishte për të gjithë shokë dhe koleg i mire , fjalë ëmbël dhe i dashur . Unë kam pasur rastin pas luftes në një tubim të LDK-së në Deqan , të ndëgjojë Veselin , ku mbajti një fjalim të mrekullueshëm në denoncim të krimit të organizuar dhe vrasjeve politike të ndodhura pas luftës,Veseli i mbarojë shkollimet e mesme në Deqan , kurse shkollimim superior në Prishtinë si student i dalluar .Ai e ushtron mirë edhe profesionin e piktorit duke ekspozuar shpesh në atele të Prishtinës. U largua në Zarë të Kroacisë dhe atje është duke bërë punë të mëdha për shtetin e Kosovës.Është nismëtar paraleleve të para për nxënësit shqiptarë , që ata mos të harrojnë gjuhën dhe traditën e të parëve të tyre . Vesel Lekaj u tregua ambasadori më i mirë për Kosovësn edhe pse jo zyrtarisht. Me vullnetin dhe gjendshmërin e tij , ai gjeti përkrahje të madhe në Zarë dhe në shumë vende të Kroacisë për shpëndarë të nxënësit shqiptarë rreze diturie. Por thuaj së ky mësues i shqipes në Dalmaci po dallohet si dikur ata në Arbnesh, si Fishta, Ndre Mjeda, Gjeqovi…