ELIMINIMI I VELLOS NË ORBITËN E DIVERGJENCAVE POLITIKE

Taxhudin Hamidi-Tetovë


Realisht,askush nuk ka subjekt apo individ të cilët nuk kanë pësuar në rrafshin e divergjencave të ndryshme.

Çdo periudhë është e përfshirë me maqinerinë e divergjencave dhe mospajtimeve.

Padyshim se shumë popuj dhe kolektivitete nuk kanë qenë imun apo rezultat shpetimi nga kurrthet e divergjencave dhe mospajtimeve.

Atmosfera dhe përpjekjet që angazhohen për të instaluar instrumentin e divergjencave për hapsirat tona shqiptare nuk është i rrallë dhe i huaj.

Ai ka jetuar bashkarisht me aspiratat e popullit tonë dhe me përcaktimet e subjekteve politike.

Nëse mendoni një çik për strukturat ekonomike dhe politike të botës dhe të vendit tonë me politika tranzicioni dhe me demokraci të brishtë është nonsens të mendohet se aq shpejtë d’të “varrosen” instrumentet e margjinalizimit,majorizimit dhe divergjencave ndër partiake të miratuara, si evidente dogmatike që ua kalojnë shumë edhe feve fanatike.

Si duket nga orbita e subjekteve politike dhe partiake më së shumti që besuan në teorinë filozofike suicide të politikave egzistencialiste të Fukujamës dhe Hantigtonit, ishin subjektet partiake të vendit tone dhe të ballkanit në pergjithësi.

Kuran,Kaptina Al Beled :10,”Ne kemi krijuar dy rrugë”.

Rruga e cila thërret në sistemin e integrimit të hidajetit-udhezimit dhe rruga e cila pa miratimin hynor thërret në dalalet apo ndërtim të zullumit dhe divergjencave.

Subjektet politike pa dallim nga cila provinience mund të shfaqen ata nuk guxojnë të thërrasin apo të ndërtojnë platforma mbi urrejtjen e njeri tjetrit dhe të shpallin oponente të tyre si tradhetarë apo kundërshtare.

Subjektet politike shqiptare nuk guxojnë të shfaqen si dushmanë të njeëi tjetrit sepse kjo tërheq zvarë idenë e bashkimit dhe motivon divergjencat permbrenda popullit të cilën ata pretendojnë të i përfaqësojnë në institucionet e shtetit.

Tek shiizmi i iranit ekzistonë një moment atëhërë kur ata përpiqen të vendosin statusin e imamatit si pozitë hynore.

Kjo pikpamje politike e veshur me propagandat e tyre gjoja se fetare, e cila zhvillohet në ligjin e porosive apo me pikllimin e Huseinit, politika (e porosive) me shekuj po trazone Umetin islam dhe regjionin e Mesopotamise.

Çështja e porosisë nënkuptonë se çdo imam është porositur nga paraprisi i tij.

Aliu është i porositur nga Pejgamberi,Hasani nga Aliu,Husejni nga Hasani etj.

Politikat e porosive të imamëve apo të udheheqëve shiit në mënyrë perfide dhe suksesive solli teorinë e inkarnimit.

Ndersa, teoria inkarnimit solli deri te mohimi i kijametit ose Gjykates Supreme të ahiretit.

Prandaj,cdo politike e cila udhehiqet me instrumente të Porosive te modelit shiit, qoftë profane apo sakrale është drejtë zhvillimit të divergjencave bashkekohore me ngjyra dhe shtimung të kohrave pagane.

Politikat e porosive që nënkuptojnë politikat oligarkike janë ateiste apo shkelin rrëndë çdo ligj dhe rregul fetarë e më shumë ligjet e sheriatit e gjithsesi edhe të sistemit parlamentarë demokratik.

Sepse këta politika me “porosi” nga forcat e biznesit apo të forcave të panjohura dëmtojnë sistemin arsimorë dhe mendimin progresiv shkencorë si nga dimenzioni fetarë por njëjtë edhe nga dimënzioni laik dhe secular.

Divergjencat mes dy njerëzve të rëndomtë është një vepër e dënuar dhe kritike për shoqërine njerzore.

Andaj si mund të krijojmë luftë divergjencash mes subjekteve politike me programe të verifikuara nga jurist,intelektual, teolog, historian dhe politikan të dëshmuar.

Përgjegjësia është shtylla kruciale e një politikani.

Ai duhet të veprojë me përmasa opnente dhe të qasjeve të ndryshme të mospajtimit por asnjëherë të shfaq urrejtje,kundërshtime të cilat drejtojnë elektoratin në dy kahje apo kundërti ambivalente të skajshme rigide.

Nuk mendojë se është e tepërt dhe margjinalizuese nëse kujtojmë marrjen e përgjegjësive politike tek provinienca myslimane të cilat e kanë kuptuar si një barrë të rëndë edhe para Allahut edhe para vetes dhe familjes.

Nipi i haz. Omer bin Hattabit, në momentin kur merr tronin udhëheqës ai tërë natën ka qarë nga frika e përgjegjësisë.

Në një moment kur e pyet e shoqja se mos kanë humbur ndonjë nga djemtë e tyre,ai është përgjigjur se ka ndodhur diçcka edhe më e keq se humbja e fëmijëve!

Çka paska ndodhur në faktë e pyet ajo …?

Ai është përgjigjur:

“Më është dhënë në besim udheheqja e besimtareve.

Prandaj,jamë shumë i brengosur se si princë apo guvernatorë a d’të mbajë mbi supe kete detyre

te madhe siaps drejtësisë “.

Nëse analizojmë këtë periudhë dhe momentumin e ambijentit politik të kohës sonë shumë lehte mund të kuptojmë përgjegjësine e subjekteve politike dhe përfaqësuesve të popullit.

Të parët tanë kanë qarë nga përgjegjësia e dhënë në bartjen e udheheqjes së popullit.

Ndërsa, sot ende pa mos u numëruar votat sakt dhe definitivisht nga Sh.Z. dhe KShZ -ja, ad-hok plas ahengu dhe broheritja e gëzimit.

Konkludimi i këtij teksti qëndronë në kahjen konstruktive të normave dhe parimeve juridike.

Derisa nuk bëhemi shërbetore të popullit tonë shqiptare,është vështyrë të njohim demokracinë liberale ne vende dhe në institucionet e shtetit.

Dhe përderisa nuk refuzojmë si model, politikat e porosisë së sisstmit imamamt të shiizmit në cilat do institucione , përsëri themi d’të jetë vështyrë të vendisim drejtësi dhe barazi në isntitucionet që I finansojmë nga vet populli shqiptare apo musilamn.

Muhamedi, profeti islam ka thënë:

“Lider,perfaqesues ose zoteriu i popullit është ai i cili pranonë të jetë shërbetorë i tyre”.

Demokracija kërkone nga udhëheqësit dhe subjektet politike të bëhen shërbetorë të popullit dhe jo populli shërbetorë i tyre.

Omer el Hattabi thotë:

“Mjerrë për popullin i cili nuk u ndëgjohet thirrja dhe kerkesa e tyre .

Dhe mjerrë për udhëheqësit që nuk u parashtrohen vuajtjet dhe kërkesat e popullit “!?

Në distancat më të shkurtëra duhet të ndëgjohet populli dhe udheheqësit të qëndrojnë afër nevojave të tyre,vetëm kështu apo në këtë formë d’të fitohet lufta kundër percarjes dhe divergjencave politike.