Paraburgim për të riun nga Prilepi, kërcënoi një kandidat për kryetar komune

Me kërkesë të Prokurorisë Themelore Publike, dhe me vendim të gjykatësit paraprak, është shqiptuar paraburgim prej 8 ditëve për një 27-vjeçar nga Prilepi, i cili ka kërcënuar një kandidat për kryetar komune në Prilep si dhe familjen e tij, përcjell Alsat. Nga Prokuroria njoftojnë se kanë nisur procedurën ndaj të dyshuarit për kryerjen e veprës penale “kërcënim të sigurisë”, i cili mbrëmjen e djeshme është kapur në vendkalimin kufitar në Tabanoc.