GRUEVSKI po rikthehet, faleminderit Taravari!

Gruevski po rikthehet falë përkushtimit të madh të Taravarit. Karrigeja e Taravarit po përforcohet falë Mickoskit dhe marrëveshjes politike të cilat po bëhen kundër shqiptarëve, shkruan tokasot.com


Çdo dit e më tepër Taravari po i lë anash interesat e popullit shqiptar për interesat personale dhe rikthimit të Gruevskit në vend. Nëpërmjet Taravarit Mickoski po e lehtëson një rikthim të mundshëm të kohës së Gruevizmit dhe një destabilizim në vend për të shpërndarë katrahurën e mëparshme.

Shqiptarët përsëri po humbin vetëm për një njeri i cili aspak nuk e ka në rend të parë popullin e tij por vetëm karrigen e vet dhe milionat në tendere, ai është Arben Taravari. Epoka e errët duket se po vjen dhe e gjithë kjo falë Taravarit dhe politikës së tij të keqe.