Një ngjarje e pazakontë i ka ndodhur një burri në lagjen Queens të New York-ut, pasi gjatë rrugës për në punë ai u sulmua nga një gjel.

Sipas medieve të huaja, gjeli e la atë të gjakosur dhe të shqetësuar për sigurinë e fqinjëve të tij.

“Si zakonisht po ecja për të shkuar drejt stacionit për në punë dhe ndjeva një çukitje në dorën time të majtë”, tha Leon Suseran.

“Gjaku po dilte vazhdimisht”, u shpreh ai.