EULEX ka dënuar veprimin e pjesëtarit të EULEX-it që parkoi veturën në një hapësirë të gjelbëruar të rrugës në Prishtinë.


Në një përgjigje për Klankosova.tv, EULEX thotë se do t’i ndërmarrin masat disiplinore ndaj tij derisa ka falënderuar qytetarin që e xhiroi këtë veprim.

“Dënojmë fuqishëm sjelljen e pjesëtarit të EULEX-it, i cili është parë duke u parkuar gabueshëm në Prishtinë. Sigurojmë se do t’i ndërmarrim masat adekuate disiplinore. E falenderojmë qytetarin e Kosovës i cili me sjellen e tij të përgjegjshme hodhi dritë mbi këtë rast”.

Një qytetar në Prishtinë përveç se që ka xhiruar këtë moment ai edhe e pyeti pjesëtarin e EULEX-it nëse e bën një gjë të tillë edhe në vendin prej nga vjen.

Dhe përgjigjja e tij ishte: “Kështu e parkoj në Kosovë”.