Një nënë që dogji djalin e saj tetëvjeçar për vdekje sepse ai i tha njerkut të tij se e kishte tradhtuar, është burgosur në Rusi. Anastasia Baulina, 32 vjeç, një arkëtare nga rajoni Kursk pranë kufirit me Ukrainën pranoi se i kishte dhënë djalit Andrey një shishe me benzinë para se t’i vinte zjarrin atij me një shkrepëse.


Baulina ishte përpjekur ta bindte gjykatën se ajo donte vetëm ta ndëshkonte djalin dhe se u përpoq të shuante zjarrin. Por gjyqtarët hodhën poshtë pretendimet e saj pasi vajza 12-vjeçare Natalya rrëfeu se si ishte njerku Pavel, 35 vjeç, ai që e shoi zjarrin.

Baulina demonstroi para policisë se si i mbushi gojën me benzinë djalit të saj dhe më pas i vuri flakën. Ajo më pas mori shkrepësen dhe pa sesi djali i saj po digjej. Pavarësisht se duart e Andreit ishin në zjarr, Baulina tha se ajo e ndihmoi atë të shuante flakët.

Por Natalya dha një rrëfim krejt tjetër duke thënë se ishte në fakt Pavel ai që e fiki zjarrin pasi dëgjoi britmat e djalit dhe doli me vrap nga brenda shtëpisë. Natalya shtoi se Andrey i ishte lutur nënës së tij ‘të lutem, mos’ para se të ndizte shkrepsen, por ajo i kishte injoruar lutjet e tij.