Çmenduri kolektive në zgjedhjet e Kosovës, nuk ka rrugëdalje nga kurthi

Nga Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike
Ne e krijojmë vetë lirinë ose robërinë
tonë. Ju vendosni të merrni jetën në duart
tuaja, dhe çfarë ndodh? Ju votuat përsëri
për hajdutët?! Diçka absolutisht e
tmerrshme – nuk keni askënd për të fajësuar.
***
Përshëndetje për ata që shitën votat e tyre: Gëzohu,
shpirt i vogël, i shitur, je i farkëtuar nga i njëjti
ndryshk!


Është krejtësisht absurde të kalosh tërë jetën duke
u përpjekur të mësosh nga gabimet e tua. Thuhet
se mençuria vjen me moshën, por kam parë edhe
shembuj të moshës që vijnë vetëm.
Të gjithë shqiptarët mendojnë se ndryshimi është i
gëzueshëm, por askush nuk dëshiron të ndryshojë.
Të paktën jo për të mirën e tyre. “Politikanët”
mund të miratojnë sa më shumë ligje që duan, por
ndryshimet ndodhin në thellësinë e shpirtrave të
njerëzve. Nëse shqiptarët kanë prirje të bëhen
seriozë kur përballen me ndarje ose ndryshime të
rëndësishme në jetë, ata do të mendonin me trurin
e tyre para se të hidhnin kokrrat për të votuar
sërish mercenarët e armiqve, të pamoralshmit,
dallaveraxhinjtë. Dylberët që ju kanë shpëlarë
trurin gjatë njëzet viteve të fundit.
Humbësve të përjetshëm: Urime për humbjen e
radhës, ju shpirtrobër! Urime rikthimin e Serbisë
në tokën e Dardanisë!
Humbësi kalon nëpër jetë,
ai tërheq
një ngarkesë të rëndë,
në ngarkesë nuk ka asgjë të vlefshme, përveç
mbeturinave.