Sela, Gashi dhe Kasami mbajtën tubim tek sheshi që ndërtoi BDI-ja

Është mirë kur sheh liderët e partive tjera shqiptare si Ziadin Sela, Afrim Gashi dhe Bilall Kasami të hapin fushatën  në sheshin e lavdisë  dhe të shpalosin programet e tyre që  të promovojnë kandidatët për kryetarë komunash për zgjedhjet vendore të 17 tetorit, përcjell TS.


Sa bukur kur njerëzit i lexojnë mesazhet e tyre, premtimet e tyre, fushatën ndryshe, forcën e ndryshimit etj etj.

Gjithashtu është e lavdishme të shohësh se se si përkrahësit u brohorasin atyre në shesh.

Po në cilin shesh?!

Kush e ndërtoi atë shesh?!

Për këtë a ka pyetur ndonjëherë Sela, Kasami, Gashi ?

A e dijnë ata se atë shesh e ka ndërtuar BDI-ja?!

Atë shesh të lavdishëm që mban emrin e heroit tonë kombëtar Skenderbeu. Dhe paradoksi i gjithë kësaje është se ata i demantojnë vetë fjalët e tyre kur thonë se  BDI nuk ka ndërtuar gjë, ndërsa  fushatën e nisin fiks në vendin ku e ndërtoi BDI-ja.

Në fakt me kalimin e ditëve edhe shumë gjëra tjera do t’i demantojnë ata sepse tani kanë zbritur nga selitë e partive dhe kanë dalë në terrenin e ndryshimeve që duken por ata s’kanë dashur t’i shohin ashtu siç nuk e kishin ditur se sheshin Skenderbe e ka ndërtuar oponenti i tyre politikë.

Andaj qytetarët vlersojnë punët e jo fjalët./TetovaSot/