Kandidati për Tearcën Memishi: Do të bashkëpunojmë me bizneset, mërgata jonë është infuzion për ne

Kandidati për kryetar të Tearcës nga Lëvizja Besa, Daut Memishi së bashku me kandidatin për Tetovën, Bilall Kasami dhe sekretarin Gjeneral Arjanit Hoxha kanë vizituar OEMVP-në, ku realizuan edhe takim me Nebi Hoxhën. Në fjalën e tij Memishi ka deklaruar se komuna e Tearcës ka qenë më jo transparentja në vend. Më tej ai ka deklaruar se me qeverisjen e Besës do të rritet bashkëpunimi edhe me oden ekonomike dhe do t’ju ndihmohet bizneseve.
“Me qeverisjen tonë në pushtetin lokal me Komunën e Tearcës, komunikimi ynë me Odën Ekonomike do të jetë i vazhdueshëm, me të vetmin qëllim forcimin e bizneseve dhe tërheqjen e investimeve në komunën tonë. Banori i Tearcës duhet të jetë i informuar dhe duhet të ketë besim në institucionin. Do t’ju sigurojmë investime edhe nga mërgata jonë, që është infuzioni kryesor ekonomik për Rajonin e Pollogut“, ka deklaruar Memishi.