Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme janë arrestuar dy emigrantë afgan pasi të njëjtit dyshohet se duke ushtruar dhunë kanë marrë para nga një emigrant tjetër nga India, transmeton Alsat. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tabanoc të Kumanovës, respektivisht në lagjen Çiflik.


“Janë arrestuar A.S. (31) dhe D.M. (25), të dy migrant nga Afganistani, për shkak të dyshimeve se kanë kryer “grabitje” mbi G.S.G., migrant nga India”, njoftojnë nga MPB.

Nga MPB shtojnë se paratë janë gjetur tek D.M., ndërkaq është vërtetuar se emigrantët janë futur ilegalisht në Maqedoninë e Veriut përmes Greqisë.