Efekti i VMRO: Arben Taravari fshinë flamurin kombëtar shqiptar

Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit, Arben Taravari tashmë ka rënë pre e ndikimit të plotë të VMRO-së për një grusht votash.


Kjo shihet edhe në këtë fushatë të cilën e ka nisur ai për të promovuar veten e për të kërkuar edhe mbështetjen e VMRO-së në këtë rast pas lidhjes së koalicionit.

Ndonëse e ka detyrim ligjor, Arben Taravari në fotot të cilat po promovon kampanjën e tij nga faqja zyrtare e ka fshirë flamurin kombëtar shqiptar, duke lënë vetëm atë maqedonas.

Me këtë, Taravari nuk ka aspak të drejtë të kërkojë ende të drejta mbi përdorimin e flamurit të cilin ai nuk e respekton e me këtë gjest nuk respekton as shqiptarët, por e ka detyrim ligjor me patjetër përdorimin dhe vendosjen e tij gjithandej derisa është në detyrë zyrtare.