Kreu i opozitës, Hristijan Mickoski ka komentuar deklaratat e sotme të kryeministrit Zaev në lidhje me dorëheqjen e mundshme për shkak të tragjedisë në Tetovë, transmeton Alsat. Mickoski tha se ndjen neveri nga deklaratat e Zaevit, i cili sot tha se nuk jep dorëheqje pasi, Mickoski do të zëvendësonte atë.

Në lidhje me: Zaev: Përse të jap dorëheqje, që të bëhet Mickoski kryeministër?

“Kur njeriu të interpretohet me funksionin, ky jam unë, në kushte kur janë shuar jetë të pafajshme, është e dhimbshme. Deri sa ky njeri nuk ndjen aspak përgjegjësi morale dhe këtë mundohet ta interpretojë se nëse ai ikën, Mickoski do të jetë kryeministër, me të vërtet përveç neverisë së butë, për këtë moment nuk kam asgjë për të shtuar”, tha Mickoski.