Besimi: Reforma për më shumë financa dhe transparencë të komunave

Ministri i Financave Fatmir Besimi në kolumnën e tij për reformat për avancim të decentralizim fiskal përmes thënies së Pol Harvit u dërgoi porosi kryetarëve të ardhshëm të komunave se vetëqeverisja nuk do të funksionojë pa vetëdisiplinë.


Reformën për avancim të decentralizimit fiskal e prezantuan kryeministri Zoran Zaevi dhe ministri i Financave Fatmir Besimi këtë javë në konferencë për shtyp pasi Qeveria i pranoi ndryshimet e Ligjit për financim të njësive të qeverisjes lokale.

Reforma përmban tre shtylla – 1) rritja e kapacitetit fiskal të komunave dhe rritja e të hyrave të komunave; (2) rritja e disiplinës financiare të komunave, zvogëlimi i borxheve dhe menaxhimi në mënyrë ekonomike; dhe (3) rritja e transparencës dhe llogaridhënies. e shndërruam në zgjidhje ligjore që tashmë e kaloi procedurën qeveritare.

Aktivitetet e parashikuara me Propozim ligjin për financimin e njësive të vetëqeverisjes lokale, thekson ministri në kolumnë janë në drejtim të sigurimit të demokratizimit shtesë të shoqërisë, sigurimin dhe ofrimin e shërbimeve më efikase dhe më ekonomike, por edhe zhvillimin e përforcuar lokal.

Më shumë mjete do të marrin komunat përmes rritjes së përqindjes së mjeteve nga tatimi i të ardhura personale dhe dotacioneve nga TVSH-ja. Vlerësimet janë se 2.8 miliardë denarët e tanishëm komunat në vitin 2024 do të marrin 5.2 miliardë denarë. Kjo arrihet me rritjen e të hyrave të parashikuara aktuale prej 3% të ardhura të parapara për komunat nga tatimi mbi të ardhurat personale në 6% të cilat do të zbatohen nga viti 2024. Gjithashtu sipas zgjidhjes ligjore parashihet rritje graduale edhe në vitin 2022 dhe në vitin 2023. Mjetet do të shpërndahen në dy fonde të reja – – Fondi i performancës (suksesit) dhe Fondi i barazimit.

Për rritjen e disiplinës financiare të komunave, ulja e marrëveshjeve dhe punës ekonomike janë paraparë aktivitete për planifikim real të të hyrave dhe shpenzimeve të komunave, racionalizimit të punës dhe uljes së shpenzimeve të panevojshme, servisimit të rregullt të borxhit, disiplinës më të madhe financiare, procedurave për shpalljen e jostabilitetit financiar, emetimit të obligacionit komunal dhe analizës së detyrimeve ekzistuese të komunave dhe ndërmarrjeve publike

Është paraparë përmes programit të veçantë të komunave t’u jepet mbështetje në rast të paqëndrueshmërisë financiare, që me zgjidhjen e re do të shpallet me fuqi të ligjit. Për të kapërcyer problemet me detyrimet e maturuara dhe të papaguara, komunat do të kenë në dispozicion obligacion strukturor 10 vjeçar për riprogramimin e tyre. Ky është një nga tre instrumentet e parashikuara. Me anë të ligjit, do të mund të shfrytëzojnë edhe kredinë e kushtëzuar (Stand-by) nga Ministria e Financave dhe të emetojnë obligacion komunal për blerës të njohur – Ministria e Financave. Ky ndryshim do të hyjë në fuqi nga muaji korrik i vitit 2022, me qëllim që komunat të kenë kohë të mjaftueshme për t’u përshtatur. Gjithashtu, në këtë periudhë kalimtare nga dita e miratimit të ndryshimeve në ligj, komunat do të mund ta shfrytëzojnë obligacionin strukturor për detyrimet ekzistuese që nga data 30.09.2021. Si zgjidhje e periudhës kalimtare është ofrimi i mundësisë për komunat, që t’i konsolidojnë buxhetet e tyre dhe të mund të përqendrohen në zhvillimin e komunave.