Arrestohen 4 persona, hynë ilegalisht në vend

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar katër shtetas të huaj, në mesin e tyre edhe një fëmijë, pasi kishin hyrë në Maqedoninë e Veriut në mënyrë ilegale.


“Punonjësit policorë nga Qendra rajonale për çështje kufitare në Jug – Kavadarci, kanë arrestuar 26 vjeçarin K.R.D., 43 vjeçarin P.S.J., 33 vjeçarin R.V.B. dhe një fëmijë, të gjithë nga Kuba”, raportojnë nga Policia e Maqedonisë së Veriut, duke njoftuar se ata anë dëbuar nga vendi duke ju ndaluar edhe hyrja në vend.

Raportohet që ata kanë kaluar në mënyrë ilegale nga Serbia në Maqedoninë e Veriut.