Aktori i njohur duke ecur nga Kosova në Kanada

Aktori i teatrit, filmit dhe televizionit, Dibran Tahiri, pos për lojën e tij të shkëlqyer në skenë, njihet edhe për elegancen që e karakterizon.


Beqari i përjetshëm, ka luajtur me sukses dhjetra role në teatër, ndërkaq shikuesit e mbajnë në mend nga roli i “Dinit” tek “Familja Moderne”.

Aktori, që i pëlqen edhe të udhëtoj në vende të ndryshme, aktualisht qenka në Kanadanë e largët, ku në një postim në Facebook thotë se nga Kosova në Kanada ka shkuar në këmbë.

Sigurisht, ky mbishkrim është bërë me shaka, për të ilustrar dëshirën e tij për të ecur në këmbë gjithmonë.