Tualeti 10 mijë eurosh, me muzikë e drita

Teknologjia është bërë pjesë e jetës sonë të përditshme.


Ajo është e pranishme në makinat tona, në frigoriferët tanë dhe madje edhe nëpër lavatriçe. Tani atë do të mund ta gjejmë edhe aty ku më pak na shkonte mendja: në tualet.

Një kompani amerikane ka krijuar një tualet me drita LED për krijim atmosfere dhe muzikë. Ky tualet që quhet Numi 2.0 kushton mbi 10 000 euro.

Gjithashtu, ulësja është me ngrohje, shkarkimi i ujit është automatik, kapaku hapet vetë.