Shënon rënie numri i martesave në Maqedoninë e Veriut

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, vitin e kaluar në Maqedoninë e Veriut janë lidhur gjithsej 12.882 martesa, që është 2,4 për qind më pak se një vit më parë.
Më së shumti martesa, 1.851 ose 14,4%, janë lidhur në muajin gusht, ndërsa më pak në nëntor, 761 martesa ose 5,9%.Mosha mesatare në martesën e parë është 27.4 vjeç për nusen dhe 29.9 vjeç për dhëndrin.


Numri i divorceve, megjithatë, në vitin 2022 shënoi një rënie prej 17,9% krahasuar me vitin 2021 dhe arriti në 1.613 martesa të divorcuara.

Më pak martesa, 38 ose 2,4% gjatë vitit, janë divorcuar në muajin gusht, ndërsa më së shumti 195 ose 12,1% në muajin mars.

Sipas moshës, numri më i madh i divorceve 298 ose 18.5% te femrat dhe 281 divorcet ose 17.4% te meshkujt kanë ndodhur në grupmoshën 30-34 vjeç.

Sipas kohëzgjatjes së martesës, shumica e divorceve 360 ​​ose 22.3% kanë ndodhur nga 5 deri në 9 vjet pas lidhjes së martesës.