Përleshje në një shkollë në Lipjan, theret me thikë një nxënës

Një përleshje mes disa nxënësve ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në shkollën e mesme “Adem Gllavica” në Lipjan.


Si pasojë e përleshjes, një i mitur ka pësuar lëndime pasi është goditur me thikë, njofton Klankosova.tv.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të policisë, viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa pas intervistimit të disa personave, një i mitur ështe arrestuar dhe dërguar në mbajtje.