Kryetari i komunës së Kërçovës njëherit edhe shef shtabi Fatmir Dehari vlerësoi se Fronti Europian ka qenë një opcion shumë i mirëpritur jo vetëm në Kërçovë po në mbarë vendin.


Ne fushatën tonë e bazojmë në tre shtylla, në votën tonë dhe në votën e Frontit Europian që është i mirëpritur në qytetin tonë është një ide e mirëpritur në mbarë vendin dhe ne ju jemi falenderues duke vazhduar bashkë që të risim shifrat jo vetëm në qytetin tonë por në mbarë vendin. Në votën e deklaruar që nuk kemi arritur ta nxjerim dhe votën e qytetarëve që kanë votuar opozitën dhe për x arsye shpirtin e kanë tek BDI. Dhe me këtë duke ju bërë ftesë si gjithmonë se a jeni lodhur ju aktivistë, kryetar ne vazhdojmë punën përpara, theksoi Dehari.