Interi kalon në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

Interi ka kaluar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.


Skuadra e drejtuar nga Simone Inzaghi sonte eliminoi Atalantan në çerekfinale të kësaj gare.

Ndeshja e zhvilluar në “Guiseppe Meazza” përfundoi me rezultatin minimal 1:0.

Golin e vetëm dhe të fitores për vendasit e shënoi Matteo Darmian, në minutën e 57-të.

Interi në gjysmëfinale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Juventusit dhe Lazios, që do të zhvillohet më 2 shkurt.