Dje (28-prill) në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 20:00 në zonën e SPB-Tetovë është kryer aksion kontrollues për sanksionimin e drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetet me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar gjithsej 28 shkelje të shpejtësisë maksimale të lejuar. Nga këto, 20 shkelje të shpejtësisë janë regjistruar jashtë vendbanimit (TE-9 dhe GV-11), nga të cilat 1 shofer (TE) ka tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar për më shumë se 70 kilometra në orë, 4 (TE) me më shumë se 50 kilometra në orë. Gjithashtu, gjatë kontrollit janë konstatuar 8 (TE) tejkalim të shpejtësisë së lejuar në vendbanim. Për shoferët kundërvajtës janë përgatitur parashtresat e parapara ligjore.
  SPB-Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret në komunikacion, të përshtatin shpejtësinë sipas kushteve dhe kufizimeve në rrugë dhe në këtë mënyrë të gjithë të kontribuojmë për komunikacion më të sigurt.TS