“I kundërvihet një djali me gjak shqiptari që na bën krenarë”, babai i Granit Xhakës replika ndaj Zana Avdiut

Zana Avdiu, aktivistja nga Kosova, reagoi duke e quajtur veprimin e Xhakës ndaj lojtarëve të Serbisë si një turp.


Për këtë, ka reaguar edhe babai i Granit Xhakës, Ragip Xhaka duke i dalë kundër Zanës.

“Nuk jam njëri i televizioneve e i kamerave. Jam njër i sakrifikës, i punës dhe burgjeve.

Desha asaj zonjës, Zanës, t’ia përkutoj.

T’i tregoj se kush jam. Ajo kur mirret me një fjalë rrugaç, t’i vijë turp, ajo nuk e di çfarë është sporti, çfarë është krenaria.

I kundërvihet një djali që është gjak shqiptari, që na bën të gjithë shqiptarëve krenarë. I thotë Granitit rrugaç.

Po më vjen keq që një femër me shkrujt atë fjalë. Më së pari të ma tregojë mua fjalën rrugaç. Ndoshta prej efektit mundet me ndodh. Asnjë fjalë nuk e dëgjova për thirrjet e Serbisë.

Familja Xhaka nuk është dorëzu asnjëherë ndaj pushtuesve. Graniti nuk e ka bo gjestin politik, as shovinist, as asgjë.Atë gjest nuk e ka bo as me fye kërkënd, as me sha kërkënd.

Është turp i saj t’i mbrojë ato teza të Serbisë. Xhaka i tregoi botës që këta (serbët) na kanë dhunuar nënat tona, vajzat tona”, ka thënë Ragip Xhaka./h.ll/abcnews.al

*AnashSport granit xhakaRagip Xhakareagimizana avdiu
Të ngjashme
Cilësoi veprimet e Xhakës ndaj Serbisë si turp, aktivistja Zana Avdiu merr kërcënime të rënda

FIFA me dy standarde, nën hetim Xhakën. Rama: Pse nuk reagova, nacionalizmi është qesharak dhe i rrezikshëm

Bashkë me Shaqirin “varrosën” Serbinë, rrëfimi i Xhakës: Ma kanë rrahur babanë në burgjet serbe, plagët janë të thella