“Vritni shqiptarët” – tifozët serbë nuk përmbahen në Katar (VIDEO)

Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.


Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

As kjo ndeshje nuk kaloi pa provokimet e serbëve, të cilët nuk u pajtuan assesi me humbjen.
Gjatë ndeshjes, tifozët serbë filluan me thirrjet fashiste “Vritni shqiptarët”.

Sidoqoftë, shqiptarët Xhaka e Shaqiri e eliminuan Serbinë, teksa Zvicra në 1/8 e finales do të përballet me Portugalinë.