Menjëherë pas fitores ndaj Serbisë, Xhaka zgjedh të festojë me shqiptarët në Katar

Zvicra e ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër ndaj Serbisë për herë të dytë radhazi dhe për herë të dytë radhazi e eliminoi Serbinë.


Helvetikët triumfuan 3:2 ndaj Serbisë, duke u kualifikuar në 1/8 e finales së Kupës së Botës.

Menjëherë pas ndeshjes, Granit Xhaka vendosi të festonte me tifozët shqiptarë që ishin prezentë në stadiumin “974” në Katar.