Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka pasur një komunikim telefonik me gjyqtarin Tonin Sterkaj.


Burime bëjnë me dije se Balla e ka siguruar për marrjen e masave te menjëhershme për garantimin e sigurisë së tij.

Gjithashtu nesër ne KLGJ do të mblidhet dhe komisioni i posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve, ku do të marrë pjesë edhe vetë ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Mëngjesin e sotëm rreth orës 03:00 në banesën e Tonin Sterkajt shpërtheu një sasi tritoli, Ngjarja dyshohet se ka lidhje me detyrën e gjyqtarit, teksa po punohet për kapjen e autorit. /vizionplus.tv