IFES dhe qeveria zvicerane me projekt senzibilizimi për mbeturina në Tetovë

Në Tetovë ka filluar projekti për ngritjen e vetëdijes kolektive në trajtimin e mbeturinave, projekt ky i mbështetur nga Fondacioni për Reforma Zgjedhore dhe qeveria Zvicerane, shkruan Top24.


Ky projekt do të zgjasë 6 muaj dhe ka për qëllim ngritjen e vetëdijes kolektive të qytetarëve dhe vëninen në lëvizje të NPK-së dhe Inspektoratit komunal që të sigurojmë një ambient më të pastër për të gjithë.

Kryetari i komunës së Tetovës, Bilall Kasami priti në takim mobilizuesit dhe koordinatorin e këtij projekti ku shprehi gadishmërinë e tij që të mbështes këtë projekt duke e parë si një mundësi që ti ndihmohet qytetit.

“Ky takim është i një rëndësi të veçantë për qytetin pasi vjen nga të rinj dhe po na japin mbështetje qytetarëve dhe pa dyshim kjo do jetë në të mirë të qytetarëve, nuk ka se si të mos mblshtesish iniciativa ku qytetarit i mundësohet rreth më i mirë” tha Bilall Kasami.

Ndryshe ngritja e vetëdijes kolektive ka qenë një nga premtimet e kryetarit të komunës Bilall Kasami në programin e tij në zgjedhjet e fundit lokale.