Ylli iranian i TikTok-ut, e njohur nga qindra mijëra ndjekës në internet si Om Fahad, është qëlluar për vdekje lagjen Zayouna të Bagdadit lindor, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv


Nga pamjet e kamerave u pa se sulmuesi ishte i veshur me veshje të errëta dhe një helmetë duke zbritur nga një motoçikletë, dhe duke e qëlluar Om Fahad, që ishte ulur brenda në makinë.

Om Fahad, emri i vërtetë i së cilës është Ghufran Sawadi, ishte e njohur në TikTok me gati gjysmë milioni ndjekës për videot e saj duke kërcyer nën muzikën pop.

Në shkurt 2023, ajo ishte dënuar me gjashtë muaj burg nga një gjykatë që përcaktoi se videot e saj përmbanin “fjalim të pahijshëm që minon modestinë dhe moralin publik”. Disa nga videot e saj gjeneruan më shumë se një milion shikime.