Bujar Osmani takohet me Ndihmësekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për zbulim dhe siguri Dejvid Katler

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot u takua me Ndihmësekretarin e Përgjithshëm të NATO-s për zbulim dhe siguri Dejvid Katler, ku u shkëmbyen mendime për situatën aktuale politike dhe të sigurisë në vend, me fokus në agresionin ushtarak rus ndaj Ukrainës.


Në takim, Ministri Osmani e riafirmoi mbështetjen e Maqedonisë së Veriut për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, si dhe nevojën për forcimin e pranisë së NATO-s në rajonin tonë, gjë që është veçanërisht e rëndësishme për ruajtjen e sigurisë dhe mbrojtjes nga ana e ndikimeve malinje në Ballkanin Perëndimor.

Të dy Ministrat u dakorduan me vlerësimin se mjedisi i ndryshuar i sigurisë në kontekst të agresionit ushtarak rus ndaj Ukrainës, gjeneron rreziqe të shtuara të sigurisë, me çka uniteti, kohezioni dhe solidariteti ndërmjet aleatëve paraqet adutin më të fuqishëm të Aleancës.