Ali Ahmeti: BDI mund të vazhdojë pa Ali Ahmetin, Blerim Bexhetin dhe Musa Xhaferin

BDI ka ngritur struktura të qëndrueshme që mund të fuksionojë pa Ali Ahmetin, Blerim Bexhetin, Musa Xhaferin kështu është shprehur sot lideri i BDI -së Ali Ahmeti duke komentuar zhvillimet e fundit në këtë parti informon Tetovasot.
BDI sipas tij është investim kombëtarë dhe ky investim ka bazë dhe përkrahje të plotë.


I tërrë grupi parlamentar tha Ahmeti nuk është i përkushtuar për të rrezikuar ardhmërinë e gjeneratave.
” Këto janë çështje të politikave të përkohshme ditore. Nuk mendoj që janë të pamenaxhueshme dhe të pakapërcyeshme.
Hatërmbetjet nuk bën ti bëjmë pjesë të platformave tona afatgjate dhe organizative.
Gjithmonë ka patur dhe do ketë gjëra të tilla.u shpreh kreu i partisë më të madhe shqiptare.

Nuk është vendi këtu për të elaboruar kujtimet e mia për 20 vitet e qeverisë që unë kam drejtuar me BDI-në sepse për herë ka patur pakënaqësi dhe debate.

Kam insistuar 20 vite me rradhë që gjërat të thuhen hapur dhe askush nuk ka shkuar në shpatën e gijotinës për mendime ndryshe” deklaroi Ahmeti./Tetovasot/