Mot i “çmendur” në Itali, tavolina dhe karrige që fluturojnë, qytetarë që ikin me vrap, kaos në rrugë (VIDEO)

Italia është përfshirë nga moti i keq, ku si pasojë e stuhive dhe pemëve të rrëzuara në tokë kanë humbur jetën dy persona.


Ndërkohë në videon e mësipërme shihet se si stuhia dhe era e fortë kanë përfshirë Venecian. Në video shihet se si fluturojnë karriget dhe tavolinat e lokaleve, ndërkohë që qytetarët ndjehen mjaft të frikësuar.

E njëjta situatë është paraqitur edhe në pjesën tjetër të Italisë, kryesisht në Lombardi, ku rrebeshet e shiut dhe stuhitë e erës kanë shkaktuar dëme të shumta materiale.