37-vjeçarja ndahet nga burri dhe martohet me djalin e tij: Më simpatiku në botë, po presim fëmijën e dytë

Një grua, e cila u nda nga burri për tu martuar me djalin e këtij të fundit (thjeshtrin) ka zbuluar se është në pritje të fëmijës së tyre të dytë.


Marina Balmasheva, 37 vjeç, nga Rusia, tashmë ka një vajzë 20 muajshe me Vladimir Vova Shavyrin, 23 vjeç.

Ajo e njeh atë që kur ishte 7 vjeç. “Një vogëlush me sytë blu, më simpatiku në botë”, kështu e quante ajo, raporton abcnews.al.

Balmasheva më parë ishte e martuar me babain e 23-vjeçarit, Alexey Shavyrin, 47 vjeç, i cili tani kujdeset për 5 fëmijët e tyre.

Marina, e cila është një dietologe, njoftoi lajmin për shtatzëninë e saj në internet në një video ku Vladimir mësoi se do të bëhej baba për herë të dytë.

Ajo dhe djali i ish-burrit tashmë kanë një vajzë 20 muajshe e cila lindi menjëherë pas ndarjes nga babai i 23-vjeçarit.

37-vjeçarja pohoi se ishte e lodhur, por e lumtur.

Ajo shtoi se shtatzënia e dytë erdhi si një tronditje, por se Vladimir ishte i lumtur që do të bëhej baba për herë të dytë.

Pasi zbuloi lidhjen e saj me 23-vjeçarin, shumë ndjekës në rrjetet sociale e nxisin që të bëjë grim dhe të kujdeset për pamjen për shkak të burrit të ri.

Por ajo tha: Ai ra në dashuri me personalitetin tim. Nuk dua të dukem më bukur se sa jam.

Lidhja nuk është mirëpritur nga ish-bashkëshorti i Marinës dhe babai i Vladmirit, Alexey.

“Unë do ta kisha falur tradhtinë e saj nëse nuk do të ishte djali im”, tha ai